75 Mall Live Search
14:09 / E Diele, 28 Shtator 2025 / L A

Fantastike! Gallapenit i rritet vlera në “Transfermarkt”

Mbrojtësi i majtë kosovar, Dion Gallapeni po kalon në një kohë fantastike në karrierën e tij.

Pas transferimit të tij të madh te Widzew Lodzi në Poloni, ai u bë një lojtar i rëndësishëm edhe për Kosovën ku shkëlqeu ndaj Suedisë.

Por 20-vjeçari, ka arritur një sukses tjetër ku tashmë ka vlerë prej 1 milionë eurove sipas faqes së njohur, “Transfermarkt”.

Ai, është një nga lojtarët e rinj që doli nga Prishtina drejt futbollit ndërkombtar së bashku me Ron Raqin, i cili po ashtu u transferua te gjiganti ballkanik, Hajduk Split.

Gallapeni, numëron rreth 6 paraqitje me Ëidzeëin, ku ka shënuar 1 gol në të gjitha garat./IndeksOnline/