Një person në Lybeniq bie në bunar, policia jep detaje

Një person në fshatin Lybeniq të Pejës ka rënë në gropën ku po hapej një bunar, në afërsi të varrezave të fshatit.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se thellësia ka qenë e madhe.
“Rreth orës 14:30 minuta, Policia është njoftuar nga një qytetar se në fshatin Lybeniq, gjersa kanë qenë duke u zhvilluar punimet për hapjen e një bunari, në afërsi të varrezave të fshatit, ka rënë një person”, ka thënë Gashi.
Burimet e IndeksOnline kanë bërë të ditur se një punëtorë fizik i kontraktuar nga një familje në Lybeniq, është future për ta hapur bunarin dhe nuk ka dalë më.
Më poshtë mund të shihni pamje nga vendi i ngjarjes./IndeksOnline/

