75 Mall Live Search
18:00 / E Diele, 28 Shtator 2025 / AR

Fundjava e Arbanes, plot shkëlqim

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen plot shkëlqim në një dasmë madhështore të zhvilluar në Greqi.

Me elegancën dhe stilin që e karakterizon, Arbana u bë një nga figurat më të komentuara të mbrëmjes, shkruan Indeksonline.

E veshur me një fustan që i nxirrte në pah finesën dhe hijeshinë, moderatorja u shfaq e buzëqeshur krahë bashkëshortit.

Prania e Arbanës në këtë dasmë dëshmon edhe një herë statusin e saj si një ndër personazhet më të dashura dhe më me influencë në showbizin shqiptar./Indeksonline/