Xhevahire Izmaku: Rruga jonë është e drejtë, do ta jetësojmë projektin për Vushtrrinë

Kandidatja për kryetare të Komunës së Vushtrrisë nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka zhvilluar një vizitë në familjen e kandidatit për Asamblenë Komunale, Petrit Maxhuni.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Izmaku ka vlerësuar mikpritjen dhe mbështetjen e familjes Maxhuni, duke theksuar se ky takim i ka dhënë energji të re për të vazhduar angazhimin drejt zgjedhjeve lokale.
“Një familje e ngrohtë, e respektuar dhe mikpritëse që me dashurinë dhe besimin e tyre më dhanë energji të re për rrugëtimin tonë të përbashkët,” ka shkruar ajo.
Izmaku gjithashtu ka lavdëruar kandidatin e ri për Asamble, Petrit Maxhuni, duke e cilësuar si një përfaqësues të denjë të rinisë së angazhuar, që beson në potencialin e qytetit të Vushtrrisë dhe synon të sjellë një frymë të re në institucionet komunale.
Një falënderim i veçantë është adresuar edhe për Albert Maxhunin, anëtar i Kryesisë Qendrore të Nismës, për përkrahjen dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm në këtë proces.
“Entuziazmi, besimi dhe mbështetja që mora sot nga kjo familje më forcojnë edhe më shumë bindjen se rruga jonë është e drejtë dhe se #XhevaPërVushtrrinë186 do të bëhet realitet,” ka përfunduar Izmaku./IndeksOnline/