75 Mall Live Search
17:43 / E Diele, 28 Shtator 2025 / F.R

Jeta Statovci prezanton planin për Poliklinikë Shëndetësore Moderne në Prishtinë

Jeta Statovci, bartëse e listës për Asamblenë Komunale në Prishtinë nga radhët e Lëvizjes Guxo, ka shpallur prioritetet kryesore në fushën e shëndetësisë komunale dhe mirëqenies së fëmijëve.

Përmes një deklarate publike, Statovci është zotuar për krijimin e një Poliklinike Shëndetësore Moderne, e cila do të ofrojë shërbime diagnostike dhe specialistike më afër qytetarëve të Prishtinës.

Projekti parashikon edhe ndërlidhjen funksionale të kësaj poliklinike me Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për rastet që kërkojnë hospitalizim.

Statovci ka theksuar nevojën për krijimin e ekipeve multidisiplinare, që do të përbëhen nga psikologë klinikë, logopedë, punëtorë socialë dhe fizioterapeutë, të cilët do të punojnë për të mbështetur zhvillimin e shëndetshëm fizik dhe mendor të fëmijëve në Prishtinë./IndeksOnline/