Kryetari Qemajl Aliu përuron rrugën e Devetakut: Investim historik

Kryetari i Komunës së Shtimes njëkohësisht edhe kandidat edhe për një mandat të dytë, Qemajl Aliu, ka përuruar sot përfundimin e punimeve në rrugën që lidh fshatrat Llanisht dhe Devetak, një investim që ai e cilësoi si “historik” për zhvillimin dhe dinjitetin e zonave rurale të komunës.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë familjarët e Heroit të Kombit, Imer Devetaku, si dhe të profesorit të ndjerë Ismail Hasani – në nderim të të cilit është bërë edhe emërtimi simbolik i këtij segmenti rrugor.
“Kjo rrugë ka një rëndësi të madhe sepse lidh fshatin Llanisht me fshatin Devetak, duke u kthyer dinjitetin dhe gjallërinë fshatrave që dikur ishin të lëna pas dore,” deklaroi kryetari Aliu.
Sipas tij, ky projekt është pjesë e një vizioni më të gjerë për të lidhur çdo cep të komunës me qytetin, duke krijuar mundësi të barabarta për zhvillim ekonomik dhe social për të gjithë banorët, pa dallim zone.
“Për katër vjet kemi punuar pa u lodhur për të përmirësuar rrugët e fshatrave tona dhe transformimin do ta vazhdojmë edhe gjatë mandatit të ardhshëm,” theksoi ai./IndeksOnline/