Ky është personi që u gjet pa shenja jete në Istog

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Istogu, saktësisht në fshatin Serbobran.
IndeksOnline ka mësuar se një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se viktima është, Ardi Morina.
Dyshohet se Morina ka qenë në shtëpi pa shenja jete së paku që 1 javë. Banorët e asaj pjese kanë lajmëruar policinë pasiqë pranë shtëpisë po kundërmonte erë e rëndë dhe se ai nuk ishte parë prej disa ditësh./IndeksOnline/