“Rufci në këmbë për fitore”, Imri Ahmeti thotë se realizuan projekte që kanë ndikuar direkt në jetën e qytetarëve

Kryetari I Lipjanit, Imri Ahmeti që garon nga radhët e LDK-së për një tjetër mandat në krye të këtij qyteti, ka vazhduar fushatnë eletorale.
Ai ka thënë se ka pasur pjësëmarrje të jashtëzakonshme të qytetarëve të Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël.
Tutje, ka thëë se kjo dëshmon se qeveria lokale ka realizuar projektet që kanë ndikuar direkt në jetën e qytetarëve.
“Rufci në këmbë për fitore! Pjesëmarrja e jashtëzakonshme e qytetarëve të Rufcit të Ri, Rufcit të Vjetër, Hallaqit të Vogël dhe Ribarit të Vogël dëshmon qartë se kemi realizuar projekte që kanë ndikuar drejtpërdrejt në jetën e tyre, nga ndërtimi i çerdhes model për edukimin e hershëm të fëmijëve, e deri te projektet e rëndësishme infrastrukturore”.
“Kjo mbështetje e madhe vjen sepse ne kemi një program që prek realisht përditshmërinë e qytetarëve. Faleminderit për besimin dhe përkrahjen tuaj! Përtej fjalëve, me punë – për Lipjanin”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.