75 Mall Live Search
09:08 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / Z S

Gjendet pa shenja jetë një person në Podujevë, në vendin e ngjarjes gjenden një armë zjarri, fishekë e disa gëzhoja

Një person është gjetur pa shenja jetë mëngjesin e djeshëm në Podujevë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

 Po ashtu është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri AK-47 me një karikator, pesë fishekë dhe shtatë gëzhoja.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion./Indeksonline/