Arrestohet një shtetas i Shqipërisë në Prishtinë, dyshohet për vjedhje

Hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, kanë arrestuar një person të dyshuar për vjedhje.
31 vjeçari i arrestuar E.Z nën dyshimin për vjedhje, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48-orësh.
“Dje nga hetuesit e Drejtorisë së Policisë së Kryeqytetit, është arrestuar një person i dyshuar për vjedhje. I dyshuari: E.Z. mashkull, 31 vjeç, shtetas i Shqipërisë, pas arrestimit, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje prej 48-orësh, përderisa hetuesit po kryejnë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e procedurale lidhur me rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Indeksonine/