75 Mall Live Search
12:12 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / H F

“Liri për ish-krerët e UÇK-së, protestë në Tiranë, tubimi në sheshin “Skënderbej”, më 17 tetor

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë thirrur protestë mbarëshqiptare, më 17 tetor, në orën 17:00, në sheshin “Skënderbej”.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së thanë se kjo protestë të bëhet kundër padrejtësive që po u bëhet ish-krerëve të UÇK-së.

“Drejtësia për çlirimtarët, kundër padrejtësive që po u bëjnë atyre. Më 17 tetor, në orën 17:00 të bashkohemi në protestë. Të organizojmë një protestë paqësore, e cila do të shpreh mllefin tonë  ndaj Gjykatës Speciale”, tha Hysni Gucati, kryetari i OVL-UÇK-së.

Ndërkaq, të premten e të shtunën, rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, u mbushën me billborde në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Tiranë, po ashtu u pa thirrja “Liri për çlirimtarët” bashkë me fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit është shfaqur në Tiranë.