75 Mall Live Search
14:08 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / L A

Barcelona ia vazhdon kontratën talentit të saj

Barcelona ia ka vazhduar kontratën talentit të ri të skuadrës, Marc Bernal.

Spanjolli, shihet si një nga lojtarët e së ardhmes te klubi katalanas dhe vazhdimi i kontratës së tij tregon synimin që ka klubi për ta mbajtur atë.

Kontrata e re e Bernalit do të zgjasë deri në qershor të vitit 2029.

Bernal, ka në total 41 paraqitje me Barën si në skuadrën B dhe atë A, duke bërë gjithsej 7 asiste dhe shënuar 2 gola./IndeksOnline/