Askush s’e vërejti, Taylor Swift ishte në stadium për të parë live të fejuarin e saj

Taylor Swift shkoi për të parë të fejuarin e saj Travis Kelce teksa luante në Kansas City të dielën, vetëm disa orë pasi mori pjesë në dasmën e Selena Gomez në Kaliforni.
Ylli i muzikës pop thuhet se hyri pa u vënë re në stadiumin Arrowhead për të mbështetur të dashurin e saj, Travis, transmeton Indeksonline.
Revista People thotë se fansat panë babanë e Taylor, Scott dhe vëllain e saj, Austin, duke u relaksuar në një suitë në stadium me nënën e Travis, Donna.
Por, Taylor nuk dukej gjëkundi, megjithëse ishte në stadium, duke qenë hera e dytë në javët e fundit që ajo ka ndjekur fshehurazi një nga ndeshjet e Travisit./Indeksonline/
— andie ❤️🔥 (@smokinyourjokes) September 28, 2025