75 Mall Live Search
14:30 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / H F

Prokuroria Speciale dhe Krimet Ekonomike me aksion në shtëpinë e Hasan Krasniqit

Prokuroria Speciale e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, bazuar në urdhrin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka realizuar të hënën një urdhër kontrolli në objektin e kompanisë rajonale të ujësjellësit “Gjakova” dhe në shtëpinë e të dyshuarit, kryeshefit ekzekutiv të kësaj kompanie, Hasan Krasniqit.

Hetuesit policorë nga Drejtoria e Krimeve Ekonomike kanë kryer urdhër kontrollin në kuadër të hetimeve që në koordinim me Prokurorinë Speciale, janë duke u ndërmarrë për të gjitha dyshimet që janë objekt i hetimit penal.

Gjatë operacionit policor janë sekuesturuar prova materiale (dokumente) të cilat do të shërbejnë si prova relevante për rastin.

Hetimet po zhvillohen për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar; Falsifikimi i dokumentit zyrtar; Shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore ose tarifave akcizore; Konflikt i interesit dhe Keqpërdorimi dhe Mashtrimi në prokurorim publik.

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e procedurës penale.