Xhaferi: Raportet e Qeverisë Kurti me SHBA-të janë në pikën më të ulët

Deputeti i LDK-së, Krenar Xhaferi, ka krikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti, siç ka thënë, për shkak të veprimeve të tij të pa koordinuara me SHBA-të raportet janë në pikën më të ulët.
Për RTV21, Xhaferi tha se Kurti po e merr si pretekst çështjen e veriut, teksa shtoi se kryeministri në detyrë në çdo lëvizje ka pasur mos koordinim me shtetet mike në veçanti me SHBA-në.
Xhaferi cilëson se raportet e Qeverisë Kurti dhe SHBA-në janë në pikën më të ulët të mundshme.
“Marrëdhëniet me SHBA-të nuk janë preferenca politike por duhet të jenë aktë vet shtetësia e Kosovës. Kurti me deklaratat e tij dhe punën e tij e ka krijuar një situatë politike jo të mirë me SHBA-të dhe BE-në. Kosova prej viteve të 90-ta deri në shpalljen e pavarësisë dhe për njohjet e saj kanë ndikuar shumë SHBA-ja, Britania e Madhe dhe shtetet Evropiane. Në këtë kontekst unë mendoj se deklaratat do të duhej të ishin të kujdesshme që të mos preken interesat tona jetike dhe jenë të kujdesshëm politikanët tonë në orientimet strategjike që kemi. Raportet e Qeverisë Kurti dhe SHBA-në janë në pikën më të ulët të mundshme. Partnerët duhet të ruhen, duhet të koordinohen. Këtu nuk po flasim vetëm për çështjen e veriut sepse Kurti po e merr si pretekst, por unë mendoj se çdo punë e cila është bërë në Kosovë është bërë në koordinim të plotë me ta. Kurti pothuajse në çdo lëvizje të vetën ka pasur mos koordinim me shtetet mike në veçanti me SHBA-në. Çdo fuqi që është në Kosovë si ambasadorët dhe sekretarët e shtetit nuk duhet të fyhen por të respektohen dhe të bashkëpunojë me ta për interes të vendit tonë”, tha ai./Indeksonline/