Lukaku njofton vdekjen e babait të tij

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku ka njoftuar një lajm prekës.
Belgu, në një postim prekës në “Instagram”, konfirmoi vdekjen e babait të tij Roger Lukaku.
Lukaku, kishte ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare.
“Faleminderit që më mësove gjithçka që di. Do të jem gjithmonë mirënjohës. Jeta nuk do të jetë kurrë e njëjtë, dhe as unë. Dhimbja dhe lotët rrjedhin. Por Zoti do të më japë forcë. Faleminderit për gjithçka”, shkroi Lukaku në postimin e tij.
Edhe babai i tij, kishte qenë futbollist ku ka qenë sulmues, njëjtë sikurse Romelu.
Roger, karrierën e tij e kishte kaluar në Belgjikë dhe Turqi si dhe ka qenë pjesë e kombëtares së Zaires./IndeksOnline/