75 Mall Live Search
16:29 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / F.R

Nga 1 tetori fillon vaksinimi kundër gripit sezonal

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) ka njoftuar se që nga data 1 tetor do të nisë vaksinimi për gripin sezonal. Qytetarët mund të marrin këtë shërbim në Qendrat e Mjekësisë Familjare (QMF) më të afërta që kanë njësitë e vaksinimit.

Në njoftim thuhet gjithashtu se: “Me vete duhet të keni letërnjoftimin ose certifikatën e lindjes edhe për fëmijët e vegjël, për shkak të regjistrimit të të dhënave në sistem.

Ky vaksinë është një masë parandaluese e rëndësishme për të mbrojtur shëndetin publik gjatë sezonit të gripit.