“Rusia është kërcënim për NATO-n”, Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë: Jemi gati të mbrojmë rajonin e Baltikut

Gjermania është e gatshme të mbrojë rajonin e Baltikut dhe do t’u përgjigjet kërcënimeve ruse me një gjest të unifikuar dhe të përgjegjshëm, tha sot Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius.
Ai e përshkruan Rusinë si kërcënimin më të rëndësishëm dhe të menjëhershëm për NATO-n.
Pistorius, duke folur në inaugurimin e Zonës së Përhershme të Mbështetjes Logjistike në Rukla të Lituanisë, tha se Gjermania është e përkushtuar për forcimin e parandalimit, me rreth 2,000 ushtarë që shërbejnë në Lituani deri në mesin e vitit 2026.