75 Mall Live Search
21:58 / E Hënë, 29 Shtator 2025 / BA

IKSHPK ndriçohet me të kuqe për Ditën Botërore të Zemrës

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës është ndriçuar me ngjyrë të kuqe mbrëmjen e 29 shtatorit, në shënim të Ditës Botërore të Zemrës.

“Ky aktivitet u realizua në kuadër të iniciativës globale të Federatës Botërore të Zemrës (World Heart Federation), e cila çdo vit fton monumente e institucione anembanë botës, të ndriçohen me të kuqe, për të rritur ndërgjegjësimin mbi sëmundjet kardiovaskulare – shkaktarin kryesor të vdekjeve në botë”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së në Facebook.