Çeku: Mandati aktual në Prishtinë me performancën më të dobët në historinë e pasluftës

Hajrulla Çeku, kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, në Debat Plus në RTV Dukagjini ka folur lidhur me kandidimin e tij për të parin e kryeqytetit.
Në pyetjen e moderatorit Ermal Panduri, se pse duhet votuar Hajrulla Çeku, ai ka thënë se Prishtina ka nevojë për një ndryshim.
“Ky mandat i fundit, sipas gjykimit tim, është mandati me performancën më të dobët në historinë e pasluftës në Prishtinë”, ka thënë Çeku, duke shtuar se ka qenë mandat “definitivisht më i dobët” se sa ai i Shpend Ahmetit.
“Sidomos në raport me mandatin e parë të Shpendit, dhe kjo veçanërisht në raport me nivelin e premtimeve që kishte bërë kryetari aktual në vitin 2021”, ka thënë ai.