75 Mall Live Search
07:51 / E Martë, 30 Shtator 2025 / Z S

Organizohet protestë për lirimin e Arbnor Spahiu, i cili u arrestua në Serbi

Shteti serb ka mbajtur në paraburgim prej disa muajsh ish-oficerin e Njësisë Speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu.

Spahiu, sipas Serbisë, dyshohet se e ka kryer këtë krim në pjesën veriore të Kosovës, në Banjskë, ku një grup serbësh të armatosur sulmuan Policinë e Kosovës në shtator 2023, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Lidhur me këtë, sot në Prishtinë do të mbahet një protestë duke filluar nga ora 12:00.

Sipas njoftimit, protesta do të mbahet në Sheshin “Skëndërbeu”.

Sipas familjarëve, kjo protestë synon t’u bëjë thirrje institucioneve vendore dhe ndërkombëtare që të ngrenë zërin kundër padrejtësisë me të cilën përballen Arbnori dhe familja e tij prej katër muajsh.Indeksonline/