75 Mall Live Search
10:50 / E Martë, 30 Shtator 2025 / A

Pacolli: Forca ime ka qenë gjithmonë e vërteta dhe puna e ndershme

Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka ndarë sot në Facebook një mesazh reflektues mbi jetën, sfidat dhe njerëzit që e rrethojnë.

Në Facebook, Pacolli thekson rëndësinë e momenteve të vështira, të cilat sipas tij, zbulojnë realitetin e vërtetë dhe nxjerrin në pah detaje që shpesh nuk i vëmë re në përditshmëri.

“Shpesh, është jeta vetë ajo që na vendos përballë sfidave, krizave e situatave të papritura. Në ato momente, më shumë se kurrë, zbulohet realiteti i vërtetë dhe dalin në pah detajet që zakonisht nuk i vëmë re”, shkruan Pacolli.

Ai shton se këto përvoja jo vetëm që e forcojnë, por tregojnë edhe se kush janë njerëzit që qëndrojnë pranë, kush largohen dhe kush ndoshta kurrë nuk kanë qenë aty.

Ish-presidenti thekson se forca e tij ka qenë gjithmonë e vërteta dhe puna e ndershme, të cilat i konsideron si armën më të fuqishme.

Statusi përfundon me një urim për miqtë e tij: “Ditë të mbarë ju uroj miqtë e mi”!