75 Mall Live Search
11:42 / E Martë, 30 Shtator 2025 / L A

Saliba “blindohet” nga Arsenali, vazhdon kontratën

Mbrojtësi francez, William Saliba, është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Arsenalit.

Forma e tij në vitet e fundit, e ka shndërruar atë në muri të mbrojtjes së skuadrës së Mikel Artetës.

Gjatë ditës së sotme, francezi vendosi ta vazhdojë kontratën e tij me “topçinjtë” edhe për 5 vjet të tjera.

Saliba u shpreh i lumtur pas nënshkrimi të kontratës së re.

Ndihem krenar për veten time sepse nënshkrova për herë të parë në vitin 2019 dhe tani jam ende këtu për të zgjatur kontratën time. Ndihem si në shtëpi. Është vendi më i mirë për të qenë. Shijoj çdo ditë kur kam mundësinë ta vesh këtë fanellë”, deklaroi Saliba.

Saliba numëron 140 paraqitje me Arsenalin, ku ka shënuar 7 gola dhe 3 asistime që kur iu bashkua në vitin 2019./IndeksOnline/