Mourinho në shenjëster të harruarin në bankë te Real Madridi

José Mourinho, trajneri i ri i Benficës, ka vënë në shënjestër sulmuesin e Real Madridit, Brahim Díaz.
Futbollisti spanjollo-maroken ka pasur shumë pak minuta nën drejtimin e Xabi Alonsos dhe po mendon seriozisht për një ndryshim ambienti.

Mourinho beson se 26-vjeçari mund të rilindë në Lisbonë dhe i ka kërkuar klubit të bëjë përpjekje për ta transferuar qysh në afatin dimëror.
Për Brahim Díaz, oferta e Benficës është joshëse, pasi garanton më shumë minuta dhe një rol kyç në projektin e portugezit.