75 Mall Live Search
13:24 / E Martë, 30 Shtator 2025 / S Z

Komuna e Lipjanit demanton pretendimet e kandidatit të VV-së për një kontratë të prokurimit

Komuna e Lipjanit i ka reaguar kandidatit për kryetar nga LVV-ja, Ilir Qeriqi, lidhur me pretendimet e tij për kontratën publike kornizë me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve në IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1.

Përmes një njoftimi, Komuna e Lipjanit thotë se interpretimi nga kandidati i VV-së është tërësisht jo profesional dhe për konsum të fushatës elektorale me tendencë të dezinformimit të publikut.

Ata thonë se janë në zbatim dhe në përputhje të plotë të dispozitave ligjore pavarësisht tendencave për keqinterpretim.

Asnjë dispozitë ligjore apo normë nuk e përjashton nga parimi dhe trajtim i barabartë cilido ish-zyrtar që të jetë konkurrues me cilindo operator ekonomik, thuhet ndërkaq.

Më poshtë sqarimi i plotë:

Republika e Kosovës

Komuna e Lipjanit

Drejtorati për Prokurim Publik

Datë: 30.09.2025

Sqarim në lidhje me kontratën publike kornizë me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve në IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1.

Autoriteti kontraktues Komuna e Lipjanit ka publikuar Njoftimin për kontratë në E-Prokurimi, ku edhe është e vetmja  platformë apo sistem zyrtar i prokurimi ku autoritet kontraktuese kanë obligim t’i procedojnë aktivitetet e prokurimit.

AK Komuna e Lipjanit ka publikuar aktivitetin e prokurimit me titullin: Renovimi dhe mirëmbajtja e dyshemeve në IEA, me nr. prokurimit: 613-25-3504-2-2-1, sipas nenit 45 të RRPP-së, procedurë e hapur në të cilin aktivitet të prokurimit AK-ka ka pranuar gjithsejtë 6 oferta elektronike të cilat gjenden në e-prokurim.

GEO (Grupi i Operatorëve Ekonomikë) i apostrofuar sipas kandidatit për kryetar në Komunën e Lipjanit nga radhët e Lëvizjes së Vetëvendosje në Lipjan, në fakt ka qenë OE-ja, i cili ka ofruar ofertën më të lirë të paraqitur sipas kriterit të caktuar në DT.

Procesi i vlerësimit është bazuar në dispozita ligjore  përkatësisht sipas  Ligjit për prokurimin publik të Republikës së Kosovës nr. 04/L-042 i ndryshuar dhe plotësuar me Lgjin Nr. 04/L-237, Ligjin nr. 05/L-068 dhe Ligjin nr. 05/L-092, dhe Rregullores, nr.001/2022 për prokurim publik, versioni i konsoliduar 11.11.2024, dhe sipas FTD-së.

Në lidhje me këtë vlerësimi është bërë në përputhje të plotë sipas FTD-së, nenit, 1,6, 7, 52 59, lidhur me nenin 60 të LPP-së, nenin, 27, 39, lidhur me nenin  40 të Rregullores nr.001/2022 për prokurimin publik 11.11.2024, versioni i konsoliduar.

Sa i përket se njëri nga pronaret ka qenë zyrtar në Komunën e Lipjanit çështja është trajtuar konform dispozitave ligjore 1, 6 dhe 7 të LPP-së.

Sipas asaj që ka qenë në ndalesë nga organet e rendit dhe ligjit të Republikën së Kosovës i njëjti OE ka dorëzuar dëshmitë sipas nenit 65 të LPP-së, pranueshmëria e kandidatëve ose tenderuesve, nuk ka ndonjë vendim – konstatim dënues të formës së prerë.

GEO i cili është shpërblyer me kontratë nga Autoriteti kontraktues nga Komuna e Lipjanit ka qenë OE, i cili ka ofruar ofertën me çmimin më të lirë, të përgjegjshëm.

Siç vijon të theksohet: Kontrata në fjalë së bashku me njoftimet përcjellëse, procesverbalin e hapjes dhe dokumente të tjera është publike dhe e publikuar në Sistem të E-Prokurimit dhe e njëjta është publikuar edhe në faqen zyrtare të Komunës së Lipjanit.

Përfundim:

Interpretimi nga kandidati i VV-së është tërësisht jo profesional dhe për konsum të fushatës elektorale me tendencë të dezinformimit të publikut.

Ne jemi në zbatim dhe në përputhje të plotë të dispozitave ligjore pavarësisht tendencave për keqinterpretim.

Asnjë dispozitë  ligjore apo normë nuk e përjashton nga parimi dhe trajtim i barabartë cilido ish-zyrtar që të jetë konkurrues me cilindo operator ekonomik.

P.S shih procesverbalin e hapjes, në të cilin procesverbal janë të paraqitura 6 oferta, nga të cilët oferta është përzgjedhur operatori ekonomik i cili ka çmimin më të lirë të përgjegjshëm.

Gjithashtu tendenca e anatemimit dhe akuzave publike kundrejt zyrtarëve të administratës pa asnjë provë dhe fakt është e papranueshme dhe tendencioze.

Shtojcë: Procesverbali i hapjes nga aktiviteti në fjalë.