75 Mall Live Search
13:26 / E Martë, 30 Shtator 2025 / Z S

Kryehet më sukses një operacion i rrallë dhe kërcënues për jetën në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së

Gjatë ditës së sotme në një rast i rrallë dhe kërcënues për jetën është kryer me sukses në Klinikën e Hematologjisë të QKUK-së.

Sipas SHSKUK-së, pacienti, me iniciale S. S. (mashkull)  56-vjeçar me histori të gjatë të anemisë hemolitike jo autoimune dhe trombocitopenisë (numër i ulët i trombociteve), u diagnostikua me Trombocitopeni Trombocitike Purpurike (TTP) – një gjendje e rrallë me rrezik të lartë për jetën.

Mirëpo falë diagnostikimit të shpejtë nga ekipi i Klinikës së Hematologjisë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të stafit mjekësor, mjekë dhe infermierë, procedura u realizua me sukses nga mjekët e repartit të Kujdesit Intensiv të Klinikës së Pediatrisë në bashkëpunim me ekipin mjekësor të Klinikës  së Hematologjisë si dhe mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.

Ky rast është një dëshmi e qartë se diagnostikimi i hershëm, aparaturat moderne dhe reagimi i koordinuar multidiciplinar janë thelbësore për të shpëtuar jetë, me ç’rast QKUK-ja, më saktë Klinika e Hematologjisë së QKUK-së, konsiderohet qendër referente për trajtimin e sëmundjeve të rënda të gjakut.