Pati infeksion bakterial, Maddona rrëfen momentin e tmerrshëm

Ikona e popit, Madonna, foli për herë të parë rreth problemeve serioze shëndetësore, duke zbuluar detaje rreth shtrimit të saj në spital.
Në paraqitjen e saj të parë në një podcast, mbretëresha e popit ndau me Jay Shetty përvojën e tmerrshme të luftimit të një infeksioni të rëndë bakterial, shkruan People, transmeton Indeksonline.
Madonna zbuloi në podkastin “On Purpose with Jay Shetty” se ajo pati një ndërhyrje gjatë qëndrimit në spital në qershor 2023 dhe ishte pa ndjenja për katër ditë. Kujtojmë se në dhjetor të të njëjtit vit, këngëtarja i tha një audience në Brooklyn se kishte qenë në një “komë të induktuar për 48 orë”.
“Po përgatitesha për një turne dhe mora një infeksion bakterial”, kujtoi ajo. “Një minutë isha gjallë dhe kërceja dhe minutën tjetër u zgjova në kujdesin intensiv në spital pasi kisha qenë pa ndjenja për katër ditë”./Indeksonline/