Gani Dreshaj përkrah Ukë Blakajn në Istog

Gani Dreshaj i ka shprehur përkrahjen publike Ukë Blakajt në Istog. Ish-deputeti dhe kandidati për Istogun ka thënë se kandidatura e Ukës është potencial për Istogun.
Dreshaj ka përmendur edhe sukseset që kishte arritur Istogu në qeverisjen Haradinajt.
“Konfirmoj mbështetjen për Ukë Blakajn në Istog. Besoj në potencialin e tij, përvojen e marr në Gjermani dhe synimin e pastër për Istogun.
Të dashur qytetarë të Istogut,
Nën qeverisjen e Ramush Haradinajt, komuna jonë brenda vetëm 1.5 vjetësh ka përfituar afërsisht 10 milionë euro investime në projekte jetike!
Të dyja rrugët malore tani lidhin më mirë fshatrat tona.
Turizmi po lulëzon, duke hapur perspektiva të reja për ekonominë lokale.
Këto suksese tregojnë se kur vendosen prioritetet e qarta, njerëzit vendosen në vend të parë – dhe tani është koha të vazhdojmë këtë rrugë suksesi me Ukë Blakajn.
Pse Ukë Blakaj:
• Sipërmarrës me përvojë nga Gjermania.
• Kthen dijen dhe eksperiencën për të forcuar vendlindjen e tij.
• Nuk kërkon pasuri personale – qëllimi i tij është të përmirësojë jetesën e qytetarëve të Istogut.
• Dijet dhe aftësitë e tij do të vazhdojnë investimet në infrastrukturë dhe turizëm dhe do të sjellin iniciativa të reja për të gjithë komunitetin.
Unë u bëj thirrje të gjithë qytetarëve:
Mbështetni Ukën!
Le të sigurojmë së bashku që Istogu të vazhdojë rrugën e përparimit – për rrugë më të mira, më shumë turizëm dhe një komunë për të cilën mund të jemi krenarë.
Ukë Blakaj është kandidati ynë për ndershmëri, guxim dhe përgjegjësi”, shkruan Dreshaj në njoftim.