75 Mall Live Search
17:07 / E Martë, 30 Shtator 2025 / H F

Bardha Leka, një model solidariteti, ofron shërbime falas për të prekurit nga kanceri

Estetistja e njohur Bardha Leka ka ndërmarrë një nismë të veçantë humanitare tash e 8 vite, për të gjithë ata që janë prekur nga kanceri.

Me shumë ndjeshmëri dhe përkushtim, ajo ofron shërbime estetike falas për gratë dhe burrat që kanë përjetuar efektet e kimioterapisë, duke ndihmuar në procesin e rikthimit të vetëbesimit dhe mirëqenies.

Shërbimet ofrohen 6 muaj pas përfundimit të kimioterapisë dhe janë të përshtatura posaçërisht për lëkurën e ndjeshme dhe nevojat specifike të personave që kanë kaluar këtë sfidë të rëndë shëndetësore.

“Nuk mund të rri pa bërë asgjë kur shoh se ka njerëz që përballen me dhimbje fizike dhe emocionale. Dua t’i ndihmoj të rikthejnë një pjesë të vetes që ndoshta u është zbehur gjatë kësaj lufte”, shprehet Bardha Leka në një intervistë për IndeksOnline.

Kjo nismë nuk kufizohet vetëm te gratë, edhe burrat janë të mirëpritur, sidomos ata që për shkak të trajtimeve kanë përjetuar ndryshime në pamjen e jashtme apo probleme me lëkurën.

Trajtimet realizohen me produkte bio të certifikuara, me teknika të sigurta dhe të kujdesshme, gjithmonë duke respektuar gjendjen e klientëve dhe ndjeshmërinë e tyre fizike e emocionale.

Të interesuarit mund të kontaktojnë për të rezervuar një konsultë dhe për të paraqitur dokumentacionin mjekësor që vërteton përfundimin e trajtimit onkologjik.

Ndiqni videon e plotë: