Miftaraj: LVV-ja, sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes e korrupsionit

Drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, ka komentuar vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese, rreth konstituimit të plotë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj thotë se “do të habitej shumë” nëse LVV-ja e kupton dhe zbaton Kushtetutën, duke e cilësuar partinë në fjalë si sinonim të shkeljeve kushtetuese.
“Do habitesha shumë nëse LVV e kupton dhe zbaton Kushtetutën, respekton sundimin e ligjit, qeverisjen e mirë, lufton korrupsionin.
Përndryshe, LVV është sinonim i shkeljeve kushtetuese, keq-qeverisjes, korrupsionit dhe subvencioneve për familjarë të Fitores.
Dejona tash përmes ushtareve te saj na mban ligjerata mbi patriotizmin dhe parimet kushtetuese” u shpreh Miftaraj.
Kujtojmë se sot, Gjykata Kushtetuese vendosi që seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës nuk ka përfunduar, pa zgjedhjen e nënkryetarit serb.
Kushtetuesja po ashtu ka obliguar deputetët që të kryejnë edhe çështjen e zgjedhjes së nënkryetarit nga ky komuniteti brenda 12 ditësh, sipas afatit nga aktgjykimi i shkuar.