Situata në Gaza dhe zgjerimi i agresionit izraelit, Erdogan mbledh Këshillin e Sigurisë Kombëtare

Presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan ka mbledhur pasditen e sotme Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Tema më urgjente në këtë takim, i cili ka nisur që prej orës 17:00 do të jetë situata aktuale në Gaza, ndikimi i luftës Ukrainë-Rusi, si edhe Siria.
“Vendosja e një armëpushimi në rajon dhe ndikimi i agresionit në zgjerim të Izraelit ndaj vendeve përreth në sigurinë kombëtare të Turqisë do të jenë nën shqyrtim. Ndikimi rajonal i luftës Ukrainë-Rusi, e cila po i afrohet vitit të tretë, do të vlerësohet gjithashtu nga komiteti. Do të diskutohen hapat për t’i dhënë fund luftës. Ndërkohë, në takim pritet të theksohet edhe sigurimi i stabilitetit në Siri dhe integrimi i SDF-së me qeverinë qendrore”, bëjnë të ditur mediat turke, raporton A2 CNN.
Në agjendë janë edhe zhvillimet e fundit për në një Turqi të lirë nga terrorizmi si edhe do të diskutohen raportet nga terreni në lidhje me përpjekjet e vazhdueshme për çarmatim në Irakun verior.
Niveli i gatishmërisë luftarake të Forcave të Armatosura Turke është gjithashtu në rendin e ditës të bordit. Pas vizitës së Presidentit Erdoğan në SHBA, bordi do të diskutojë statusin e fundit të procesit të prokurimit të avionëve luftarakë F-16 dhe F-35. Do të diskutohet edhe statusi aktual i projekteve të industrisë së mbrojtjes të realizuara me burime kombëtare, veçanërisht KAAN.
Nga ana tjetër, hapat e ndërmarrë për të mbrojtur të drejtat dhe interesat e Republikës Turke të Qipros Veriore dhe për të siguruar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të Turqisë në Egje dhe Mesdheun Lindor do të jenë gjithashtu në agjendën e Këshillit të Sigurimit (MGK).
Këshilli i Sigurisë Kombëtare (MGK) të Truqisë u mblodh me një nivel të ri komande, pasi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Gjenerali Selçuk Bayraktaroğlu dhe Komandanti i Forcave Tokësore, Gjenerali Metin Tokel, marrin pjesë në takim për herë të parë në rolet e tyre të reja.