75 Mall Live Search
18:28 / E Martë, 30 Shtator 2025 / MSH

Më shumë mbështetje për sportin, Kupina takohet me KV Prishtinën

Bartësi i listës së Lidhjes së Prishtinës, Fehmi Kupina, ka vizituar sot klubin e volejbollit “Prishtina”.

I shoqëruar nga kandidatët për Kuvend Komunal të Prishtinës, Dukagjin Rudari, Kreshnik Sopi e Faton Pacolli, Kupina u shpreh se bashkë me volejbollistët biseduan mbi mbështetjen për sportin e Kryeqytetit.

“Vizituam Klubin e Vojebollit Prishtina për të parë nga afër kushtet e këtij klubi prishtinas. Ishte tejet motivuese të shohim angazhim të zellshëm të shumë të rinjve që mbronin ngjyrat e KV Prishtina.

Me kandidatët për Kuvend Komunal, Dukagjin Rudari, Kreshnik Sopi e Faton Pacolli, ju prezantuam idetë dhe planin tonë për mbështetje të sportit të Kryeqytetit, përfshirë vollejbollin: më shumë subvencione, kushte më të mira dhe dhënie në shfrytëzim të hapësirave që janë në pronësi të Kryeqytetit” u shpreh Kupina.