75 Mall Live Search
19:31 / E Martë, 30 Shtator 2025 / BA

”Ai ka një tjetër…”, Detaje të reja nga ndarja pas 19 vitesh e Nicole Kidman me burrin e saj

Aktorja e njohur, Nicole Kidman dhe bashkëshorti i saj, këngëtari i njohur, Keith Urban i kanë dhënë fund martesës së tyre.

Ditën e sotme, TMZ ka raportuar se arsyeja e ndarjes është tradhtia.

Thuhet se Keith ka filluar një lidhje të re, pavarsisht përpjekjeve të Nicole për ta mbajtur familjen e bashkuar, shkruan IndeksOnline.

”Të gjitha shenjat tregojnë faktin se Keith është me një grua tjetër. Le të themi vetëm se Nicole nuk e kundërshton këtë, por ajo është ende e shokuar nga kjo.” tha një burimet për TMZ.

Dyshja u pa për herë të fundit së bashku në Kupën e Botës për Klube FIFA 2025 më 20 qershor.

Keith është larguar edhe nga shtëpia, ai po jeton me qera në Nashville dhe nuk po tregon shenja se dëshiron një pajtim me aktoren. /IndeksOnline/