75 Mall Live Search
20:21 / E Martë, 30 Shtator 2025 / BA

Pasi konfirmuan lidhjen e papritura ndodh mes Santianës dhe Patrisit

Historia e dashurisë mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut ishte një nga temat më të përfolura në muajt e fundit në rrjetet sociale.

Çifti u bë shpesh kryefjalë për shkak të romancës së tyre, që shoqërohej herë pas here me ndarje dhe ribashkime, duke mbajtur gjithmonë të intriguar ndjekësit e tyre.

Por, duket se kësaj here situata ka marrë një kthesë tjetër.

Sipas asaj që vërehet nga rrjetet sociale, Patris dhe Santiana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram – një detaj që ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia e tyre ka përfunduar përfundimisht.

Një reagim nga vetë Patrisi apo Santiana nuk ka ardhur, por fakti që nuk janë më pjesë e listës së ndjekësve të njëri-tjetrit shihet si një sinjal i qartë se mes tyre gjithçka ka marrë fund.