75 Mall Live Search
07:36 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / MSH

Mbyllet qeveria federale e SHBA-së

Ka më shumë se një orë prej kur faqja zyrtare e Shtëpisë së Bardhë lëshoi një numërim të mbylljes së qeverisë, duke shkruar “Demokratët e kanë mbyllur qeverinë”.

Anëtarët e të dy partive po ia hedhin fajin njëri-tjetrit, shkruan BBC, transmeton IndeksOnline.

Kongresmeni demokrat, Bill Foster, tha se republikanët mbajnë përgjegjësi për mbylljen, duke qenë se ata kontrollojnë Dhomën e Përfaqësuesve, Senatin dhe Shtëpinë e Bardhë.

“Familjet në të gjithë vendin do të “vazhdojnë të paguajnë çmimin” nëse republikanët nuk ulen në tryezën e bisedimeve”, deklaroi ai.

Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ndau në “X” një foto të Trumpit në zyrën e tij, duke e quajtur presidentin një “njeri shumë të dobët që nuk di as të ngjitet shkallëve”.

Tabori republikan në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së ndau në “X” një video të dritave në Ndërtesën e Kapitolit që fiken, duke thënë se demokratët “po i vënë në plan të parë emigrantët e paligjshëm dhe po dëmtojnë amerikanët punëtorë në këtë proces”.

Përfaqësuesi Chuck Fleischmann thotë se demokratët “zyrtarisht e kanë mbyllur qeverinë” dhe “punëtorët taksapagues do të duhet ta paguajnë faturën”.