Nuk përmbahet Nicki Minaj, e quan “majmun” vajzën e Cardi B-së

Nicki Minaj ka kaluar çdo kufi!
Armiqësia e saj me reperen Cardi B është rikthyer në qendër të vëmendjes pas një kohe të gjatë, duke i sjell artistet sërish përballë njëra-tjetrës, me akuza e kundërakuza.
Ka disa ditë që ato nuk po ndalen duke i bërë “diss” njëra-tjetrës, qoftë për famë, qoftë për hite, shkruan IndeksOnline.
Madje, debati ka eskaluar edhe në palë të treta e të katërta, me Nicki Minajn që tani i është “hedhur” mbi kokë edhe vajzës 7-vjeçare të Cardit.
“Kulturë je një buburrec dhe një majmun. Si motra jote”, shkroi Nicki në X.
Me shumë fansa që e kritikuan për këtë qasje të gabuar, të tjerë rikujtuan se në të njëjtën formë Cardi i ishte drejtuar kohë më parë një fëmiu.
Ndaj këtij postimi replikoi me ashpërsi të madhe Cardi B.
“K**vë, do të doje ta quaje vajzën time të shëmtuar. Kulture është e bukur dhe ti e di këtë. Urrejtja jote është kaq e thellë, e errët dhe e ndyrë sepse djali yt nuk flet, sepse e ke ngatërruar me drogë, kështu që je xheloze për të gjithë fëmijët dhe lumturinë e tyre! K**vë, kudo që je, ndalo së foluri” shkruajti ajo./IndeksOnline/