Slot konfirmon lëndimin e Alisson-it, do të mungojë ndaj Chelseat

Alisson Becker mbrëmë u lëndua në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Galatasarayt.
Braziliani, u detyrua të lëshonte fushën në minutën e 56-të në ndeshjen e mbrëmshme, ku më pas u zëvëndësua nga Mamardashvili.
Ai do të mungojë edhe në ndeshjen e fundjavës ndaj Chelseat, me Arne Slot që e konfirmoi mungesën e tij pas ndeshjes.
“Nuk është kurrë një shenjë pozitive kur një lojtar duhet të largohet në këtë mënyrë. Alisson nuk do të jetë i disponueshëm për të luajtur të shtunën”, deklaroi Slot.
Liverpooli, kujtojmë se mbrëmë u mposht nga Galatasaray me rezultat 1-0./IndeksOnline/