Ferdinand: Tani po e kuptoj pse Mourinho iku nga Turqia, Galata e “shtypi” Liverpoolin…!

Legjenda e futbollit, Rio Ferdinand, ishte i befasuar nga paraqitja e Galatasarayt ndaj Liverpoolit mbrëmë në UEFA Champions League.
Ferdinand tha se tani po e kupton arsyen pse Jose Mourinho u largua nga Fenerbahce, shkruan Indeksonline
“E kuptova pse Jose Mourinho iku nga Turqia, kur pashë Galatasarayn dhe tifozët e tyre sonte. Ata e shtypën Liverpoolin në fushë, Jose nuk do kishte asnjë shans ndaj tyre”, u shpreh Ferdinand për BT Sports.
Jose ishte trajner i Fenerbahces dhe në tri ndeshje kundër Galatas, humbi dy dhe barazoi një.
Liverpooli u mposht minimalisht 1:0 në Turqi, me golin e shënuar nga sulmuesi, Victor Osimhen./Indeksonline/