75 Mall Live Search
09:22 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / MSH

Hajnat vjedhin armë nga një objekt në Fushë-Kosovë

Disa persona me maska kanë depërtuar me forcë në një objekt afarist në Fushë-Kosovë, ku kanë kryer vjedhje.

Sipas dy pronarëve të objektit, të dyshuarit kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të armëve, shkruan IndeksOnline.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar njësitet hetuese të Policisë së Kosovës, të cilat kanë nisur hetimet e menjëhershme.

Rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”./IndeksOnline/