75 Mall Live Search
09:23 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / KV

Arrestohet i dyshuari për ngacmim ndaj një gruaje në Prishtinë, i shkoi edhe te vendi i punës

Policia e Kosovës ka raportuar për një rast të ngacmimit në Prishtinë. Viktima, një femër kosovare, ka denoncuar se një mashkull kosovar e kishte ngacmuar vazhdimisht duke i shkruar mesazhe në rrjetet sociale.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, më 29 shtator 2025, rreth orës 09:15, i dyshuari kishte shkuar te vendi i punës së viktimës dhe kishte tentuar ta sulmonte atë, transmeton IndeksOnline.

Policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Rasti po hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/