75 Mall Live Search
09:30 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / b l

Kryeziu pas njoftimit të gjykatës: Asnjë institucion s’ka mekanizëm për të detyruar deputetët të votojnë në një mënyrë të caktuar

Ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka reaguar pas njoftimit të 30 shtatorit të Gjykatës Kushtetuese për çështjen e nënkryetarit të kuvendit.

Kryeziu përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vullneti i lirë i deputetëve nuk mund të urdhërohet.

Kushtetuesja, sipas tij, ka marrë një drejtim të paqartë.

“Asnjë institucion, as Gjykata, nuk ka mekanizëm për ta detyruar një deputet të votojë në një mënyrë të caktuar. Të thuash të kundërtën është të minosh vetë themelet e demokracisë. Në këtë mënyrë, përgjegjësia për mungesën e 61 votave i vishet deputetëve shqiptarë, jo kandidatit dhe jo procesit politik”, ka shkruar ndër të tjera ai.