Grabitje në Prishtinë: Dy femra të huaja nën kërcënim thike humbin pasuri me vlerë mbi 1,500 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast grabitjeje që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, më 30 shtator 2025, rreth orës 20:30, transmeton IndeksOnline.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, dy femra shtetase të huaja kanë deklaruar se në banesën e tyre kanë hyrë dy persona të panjohur, të cilët nën kërcënimin e një mjeti të mprehtë – thikës, kanë arritur t’u merrnin një telefon mobil në vlerë prej rreth 1,230 euro dhe tri unaza ari në vlerë rreth 370 euro.
Policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar nga njësitet përkatëse./IndeksOnline/