75 Mall Live Search
11:46 / E Mërkurë, 01 Tetor 2025 / MSH

Orav: BE-ja do të vazhdojë të mbështesë punën e Avokatit të Popullit

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka uruar institucionin e Avokatit të Popullit në 25-vjetorin e themelimit, duke u zotuar në mbështetje të punës së tij.

Përmes një postimi në X, Orav u shpreh se zbatimi i plotë i rekomandimeve është jetik, si mbrojtje e të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe ndjekjes së rrugës së integrimit të Kosovës në BE, shkruan IndeksOnline.

“Urime institucionit të Avokatit të Popullit për 25-vjetorin e tij!

Zbatimi i plotë i rekomandimeve të tij nga të gjitha institucionet e Kosovës është jetik, si një mbrojtje kyçe e të drejtave të njeriut dhe sundimit të ligjit dhe pjesë e rrugës së integrimit të Kosovës në BE.

BE-ja do të vazhdojë të mbështesë punën e Avokatit të Popullit”, shkroi Orav.