Kapen sërish perime me pesticide nga Shqipëria, Kroacia bllokon 8 mijë kg speca të kuq djegës

8000 kg speca nga Divjaka janë bllokuar sot nga autoritetet e Kroacisë.
Gazetarja e Top Channel-it Rudina Muça mëson se kjo sasi e madhe speci i kuq djegës është bllokuar pasi ka rezultuar me tre preprarate bujqësore të ndaluara.
Mësohet se sasia e ndaluar do të asgjësohet në Kroaci.
Kjo nuk është hera e parë që perime nga Shqipëria të importuara drejt Kroacisë dhe Sllovenisë bllokohen për shkak të përmbajtjes së pesticideve, ku rasti i fundit ishte një muaj më parë.