Kupina bën thirrje për sensibilizim për kancerin e gjirit

Lidhja e Prishtinës ka shënuar fillimin e Muajit Rozë, përgjatë të cilit bëhet sensibilizimi për kancerin në gji.
Bashkë me gratë e Lidhjes, Fehmi Kupina ka përçuar mesazhin e fortë se çdo grua, nënë, bashkëshorte apo vajzë duhet të vetëdijesohet dhe të marrë me seriozitet parandalimin e kësaj sëmundjeje.
“Sot shënuam fillimin e Muajit Rozë për sensibilizim të qytetarëve për luftën kundër kancerit të gjirit. Çdo grua e prekur nga kanceri i gjirit rrezikon jetën. Çdo grua është nënë, bashkëshorte apo vajzë e dikujt prandaj kërkohet vetëdijesim i të gjithëve.
I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, në veçanti grave dhe vajzave, që të marrin me seriozitetin më të lartë parandalimin e kancerit të gjirit duke bërë kontrolle të rregullta për zbulim të hershëm. Kontrolli dhe zbulimi i hershëm shpëton jetë” u shpreh Kupina.