Në përkrahje të grave: Hajdari viziton QPDG-në në Tetorin e vetëdijësimit

Kandidati për kryetar të Komunës së Drenasit nga PDK, Petrit Hajdari, ka zhvilluar sot një vizitë në Qendrën për Promovimin e të Drejtave të Grave në Drenas, të udhëhequr nga znj. Kadire Tahiraj, me rastin e muajit tetor – muajit të vetëdijësimit për kancerin e gjirit.
Hajdari theksoi rëndësinë e avancimit të grave në shoqëri, duke nënvizuar se kjo nuk mund të arrihet pa ndërgjegjësim dhe kujdes për shëndetin.
“Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit i rrit gjasat e tejkalimit të tij, prandaj ju lutem të bëni kujdes dhe kontrolle të rregullta”, u shpreh ai.
Ai shtoi se përveç programit politik, PDK në Drenas do të bashkëpunojë ngushtë me QPDG-në për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë, më të barabartë dhe mbi të gjitha më të shëndetshme.
#kanceriigjitrit #kontrollaterregullta
#MaMirePerDrenasin #PDK191
Petrit Hajdari