Yjet e “One Direction” po bashkohen për një dokumentar në Netflix

Zayn Malik dhe Louis Tomlinson raportohet se do të ribashkohen për një dokumentar në Netflix.
Ish-anëtarët e grupit “One Direction” po nisin një udhëtim me makinë në të gjithë SHBA-në për projektin, raporton The Sun.
Xhirimet kanë filluar tashmë dhe dokumentari thuhet se do të publikohet vitin e ardhshëm, një dekadë pasi One Direction u shpërbë.
Malik jeton në Shtetet e Bashkuara që nga viti 2018, kur u zhvendos nga Mbretëria e Bashkuar për të qenë me të dashurën e tij të atëhershme, modelen Gigi Hadid.
Tomlinson kalon shumë kohë atje pasi ka një djalë nëntëvjeçar me stilisten amerikane Briana Jungwirth.
One Direction – i cili përbëhej nga Malik, Tomlinson, Harry Styles, Niall Horan dhe i ndjeri Liam Payne, u shpërbe në vitin 2016.
Ata po planifikonin një koncert ribashkimi para vdekjes së Payne.