Policia kufitare ndalon një serb, kishte me vete thika dhe sëpata

Një mashkull serb u ndalua dje në pikëkalimin kufitar në Han të Elezit.
Gjatë kontrollit në automjetin e tij, policët kufitarë gjeten dy sëpata dhe tri thika.
Nga policia bëjnë me dije se këto armë të ftohta u konfiskuan, shkruan IndeksOnline.
Prokurori është njoftuar për rastin e iniciuar si “Armëmbajtje pa leje”.
Rasti po hetohet në procedurë të rregullt./IndeksOnline/