Pejë: 39 persona të arrestuar me urdhëresa tё gjykatave gjatë muajin shtator

Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, stacioni policor nё Pejё, ka njoftuar se gjatё muajit shtator 2025, ka realizuar urdhёresat e gjykatave ndaj personave tё kёrkuar.
Sipas njoftimit të policisë, gjatё muajit shtator nga data 01.09.2025-30.09.2025, janё arrestuar 39 persona tё dyshuar.
Personat e arrestuar janë tё dyshuar pёr vepra tё ndryshme penale. 14 nga ta janё dёrguar nё vuajtje dënimi nё qendrat e paraburgimit, ndёrsa tё tjerёt janё dёrguar në seanca gjyqёsore dhe pasi kanё bёrё pagesën e gjobёs janё liruar.
Drejtoria Rajonale e Policisё nё Pejё ka njoftuar se do tё vazhdojë me realizimin e urdhёresave tё lёshuara nga gjykatat kompetente./IndeksOnline/