Policia jep detaje për të shtënat me armë në Pejë

IndeksOnline ka raportuar më herët për të shtëna me armë te stacioni i autobusëve më Pejë.
Këtë për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku njoftoj se policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja.
“Rreth orës 08:37 policia është njoftuar për një rrahje te stacioni i autobusëve në Pejë, ku dyshohet se pati edhe të shtëna me armë. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka gjetur disa gëzhoja”, tha Gashi.
Ndërsa ka shtuar se në momentin që policia ka mbërritur në vendngjarje, nuk kanë hasur në ndonjë person, të dyshimtë apo viktimë./IndeksOnline/